Një grabitje ka ndodhur paraditen e sotme në Deçan, ku hajnat në tentim për të vjedhur kanë goditur me mjete të forta shitës dhe më pas i marrin 200 euro që kishte në kacë.
“Më datë 16. 02. 2021, rreth orës 10:30, Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar nga QKMF-Deçan se kanë pranuar për tretman mjekësor një person e gjinisë femërore e cili kishte pësuar lëndime në kokë dhe pjesë tjera të trupit”, ka bërë të ditur policia e Pejës përmes një njoftimi.
Policia kanë bërë të ditur se në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante nga Stacioni Policor Deçan.
“Dyshohet se viktima ishte goditur me një mjet të fortë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ndërsa personat e dyshuar kanë arritur që nga arka ti marrin rreth dyqind (200) euro para të gatshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Tutje Policia e Kosovës në Pejë ka thënë se pas një pune Operative nga ana e Hetuesve Rajonal dhe Stacionit Policor Deçan, është arritur të identifikohen kryesit e veprës penale të cilët gjenden në arrati.