Është nga ato këngëtaret që kur iu bashkua skenës muzikore iu përkushtua me shpirt e zemër këndimit.

Po, Gresa Behluli është zëri i shumë të rinjve, dita ditës iu jep vullnet, motiv e dëshirë të pandalshme për të arritur atë që do, shkruan Kosovarja.

 

 

 

 

 

Jo më kot ka ndodhur kështu, sepse krijimtaritë e bukuroshes tanimë njihen kudo, dëgjohen e kërkohen nga secili njeri.

Çiltërsia, pozitiviteti, dashuria dhe respekti për adhuruesit e saj kanë bërë që ata të jenë të etur për përcjellë të vazhdueshme.

Veçanërisht kjo po ndodhë pas martesës së saj, e cila edhe tani nuk po ndalet duke sjellë atë që do publiku i saj.

E atë që duan të gjithë dihet se janë fotografitë dhe paraqitjet e saj, ku duket se edhe në këtë pjesë është bërë goxha profesioniste e shkrepjeve të tyre.

Por, sigurisht është edhe bukuria e saj e mahnitshme që po e bën të veten, ndërkohë që edhe në foton e saj të fundit ndodhi kështu.

Gresa erdhi aq e bukur dhe e shkëlqyer në këtë fustan, sa për një moment na bëri të mendojmë se kur u zbukurua kaq shumë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË