Një grua nga Kazakistani u raportua e vdekur të dielën pasi ra në tokë më shumë se 100 metra, nga një shkëmb në Turqi, ndërsa pozonte për një foto për të përkujtuar fundin e bllokimit nga coronavirusi.
Sipas mediave të huaja, Olesia Suspitsina, 31 vjeçe, kishte shkuar për ngjitje në Parkun Duden të Antalyas, pas disa javësh duke iu përmbajtur urdhrave të qëndrimit në shtëpi.
Për të festuar fundin e karantinës, ajo zuri të pozonte për një foto, ndërsa shoqja e saj e fotografonte atë, mbrapa shkëmbit qëndronte një ujëvarë madhështore.
Ndërkaq e gjitha ngjarja mori një kahje tjetër, kur ajo rrëshqiti nga bari dhe ra 115 metra poshtë, ku edhe vdiq.