fbpx

Gruaja nga Prishtina që njeh gjuhën e pëllumbave dhe i ushqen

nga Revista Kosovarja

Dashamirët e kafshëve dhe shpendëve janë kudo, madje në kohën e rrjeteve sociale, janë të bashkuar edhe në grupe të ndryshme ku flasin e diskutojnë për kafshët, shpendët dhe mirëqenjen e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Kemi njohur djem e vajza që ushqejnë qentë e uritur nëpër rrugë, por jo edhe dikë që gjjthë ditën u jep bukë shpezëve të kryeqytetit.

Një zonjë në të 40-tat, e cila është e pa strehë, ani pse në kushte personale të mjerushme, kujdeset të gjej bukë dhe ti ushqejë pëllumbat e Prishtinës.

Kjo grua që nuk pranon të flasë asnjë fjalë, njeh vetëm gjuhën e dashurisë ndaj pëllumbave, me të cilët merret thuajse gjatë gjithë ditës. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]