Mëngjesin e së shtunës, një grua ka tentuar të ikë nga Qendra e Studentëve, që po shërben si karantinë për te kthyerit nga Europa në Kosovë
Një grua ka tentuar të ikë nga Qendra e Studentëve, ku ishte duke qëndruar e izoluar pas kthimit nga Europa në Kosovë.
Por, derisa ishte duke ikur, kishte pësuar lëndime të lehta trupore, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Pas kontrollit mjekësor, ka rezultuar se kishte temperaturë, dhe me autoambulancë është dërguar në Klinikën Infektive të QKUK-së.
“Qendra e Studentëve 04.04.2020 – 09:00.E dyshuara femër K kishte tentuar të arratisej nga konvikti. E njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë”, thekson raporti./Express/