Të jesh i/e famshme, përveç performancës që e shfaq në fushën e caktuar, rëndësi të madhe ka edhe mënyra se si paraqitesh në publik, shkruan “Kosovarja”. E këtij detaji të rëndësishëm estrada jonë mundohet maksimalisht ti përkushtohet duke tentuar të shfaqet secili më unik se tjetri.

Sidomos gjinia femërore është ajo që ka bërë gjithmonë senzacion. Dikush provon të duket sa më ndryshe nga të tjerët e dikush sa më e re dhe natyrale. Ndërsa të tjerë ia arrijnë që të jenë të ‘freskët’ pavarësisht viteve të gjata në skenë.

Njëra ndër to është edhe këngëtarja e njohur  Vjollca Haxhiu, e cila ka një karrierë të gjatë muzikore.

Ajo ka fituar simpatinë e publikut falë zërit të mrekullueshëm që ka. E këtë dhunti të Zotit, Vjollca e ka shpalosur përmes këngëve hite që ka realizuar përgjatë këtyre viteve, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja veçohet për stilin e veshjes dhe për kujdesin që i ka kushtuar vetës gjatë viteve, duke u paraqitur gjithmonë e re sikur një adoleshente.

E stili i fundit që ka përdorur e bën të duket tamam e tillë. E re, e bukur dhe shumë e ëmbël. Me flokët kaçurrele dhe stili sportiv ajo ka befasuar fansat për të mirë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË