Vala

Hailey Bieber ka folur për betejën e saj me ankthin.

Modelja 22 vjeçare, thotë se ajo luftojë me ankthin për një vit e gjysmë deri në atë pikë sa që s’mund të flinte, por ajo tani po ndjehet shumë më mirë.

“Nuk duhet të sundohesh nga mendimet e tua. Ju mund ta merrni kontrollin. Duhet ta pyesni veten ‘a është kjo e vërtetë?’, përkundër asaj çka mendoni”, tha gruaja e Justin Bieber për Glamour.

Ajo shtoi se ka gjetur ndihmë përmes ‘terapisë, meditimit dhe besimit’ dhe vlerëson që njerëzit tani janë më të hapur rreth kësaj gjëje, sesa në të kaluarën.

“Njerëzit më kanë pyetur ‘si je’, unë thoja ‘mirë’, por kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Unë qaja në dhomën time gjatë gjithë natës”.

“I admiroj njerëzit që flasin për ankthin. Ne të gjithë luftojmë me të. Njerëzit shikojnë të famshmit dhe ata që kanë suksese në jetë, dhe mendojnë sikur i kanë të gjitha. Por kjo është e kundërta”, shtoi Hailey.

MUND TË JU PËLQEJNË