fbpx

Haradinaj godet kryeministrin: Kurti është arsyeja pse ka ndodhur sulmi në Banjskë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka goditur rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është arsyeja kryesore se pse Serbia është trimëruar dhe ka ndodhur sulmi në Banjskë.

“Arsyet pse është trimëruar Serbia, duke goditur, ashtu siç ka goditur në Banjskë, ka të bëjë me gabimet e Kurtit. Kurti ua ka krijuar terrenin me gabimet e veta, që ata edhe të shpresojnë që nuk do ndëshkohen”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së ka thënë se serbët do të inkurajohen sërish për sulme, nëse kryeministri Kurti vazhdon me sjellje të ngjajshme.

“Nuk mbahet siguria vetëm nga puna e ditore, është komplekse. Nëse, Serbia e dinë që ne i kemi marrëdhëniet shumë të fuqishme me Amerikën, nuk guxon as ëndërr ta sheh Kosovën, por ata i shfrytëzojnë dobësitë tona me na goditë. Kjo i bie, që nëse Kurti vazhdon kështu, ata prap kanë me u inkuraju”, potencoi Haradinaj në Kanal10.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]