Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe një herë për masat anti-Covid të vendosura gjatë javës së kaluar nga Qeveria Kurti.
Haradinaj ka shpërndarë një vlerësim të fundit të OBSh-së, ku ata thonë se ndalimet e udhëtimeve nuk parandalojnë përhapjen e Omicronit, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj po ashtu e ka konsideruar të panevojshme orën policore dhe ka kërkuar reflektim nga kryeministri.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër”, shkruan Haradinaj në reagim.