Vala

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Samiti i Parisit, sa i përket palës kosovare, mund të mbahet.

Ai ka thënë se liderët e vendit janë në përgatitje për këtë samit dhe se siç u shpreh ai, është e nevojshme një marrëveshje kornizë Kosovë- Serbi.

“Parisi mund të mbahet. Jemi në përgatitje dhe jemi në punë. Për të ecur përpara është e nevojshme një marrëveshje kornizë. Jo vetëm në Paris por edhe në vjeshtë në rikthehet dialogu me përfaqësuesin e ri të BE-së prapë duhet një kornizë marrëveshje për të ditur se çfarë po dialogohet”, tha Haradinaj.

Përveç kësaj, ai ka folur edhe për çështjen e territoreve Kosovë- Serbi.

“Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për Menaxhimin e Integruar të Kufijve. Ne kemi rënë dakord për Menaxhim të Integruar të Kufijve. Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie shumë të avancuara në këtë aspekt. Pra kanë marrëveshje ndërkombëtare. Pra Kosova nuk mund të kthehet prapa dhe ta diskutojë këtë. Ajo është marrëveshje”, tha ai.

“Unë nuk e kuptoj pse duhet me mi përmend kufijtë Kosovë- Serbi, kur kemi marrëveshje të nënshkruar. Atëherë pse kemi bërë marrëveshje, pse BE ka futur pare. Për këtë dialog jemi të gatshëm, por për turizëm, jo. Unë nuk do të marr pjesë në asnjë ngjarje që nuk ka qartësi dhe për çfarë do të shkojë procesi më tutje”, tha ndër të tjera Haradinaj./Gazeta Blic/.

MUND TË JU PËLQEJNË