fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Haxhiu viziton familjen e Hamide Magashit: Nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur, derisa secili që nuk ka kryer punën të ndëshkohet

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar sot për vizitë tek familja Magashi, pas tragjedisë që i ndodhi ku Hamide Magashi së bashku me fëmijën ende të palindur, ditë më parë u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga ish-bashkëshorti saj, Sokol Halili.

Telegrafi ka siguruar fotografitë nga vizita e Haxhiut tek familja Magashi në Lipjan.

Ndërkaq, ministrja Haxhiu në një prononcim për Telegrafin u zotua që nuk do të lënë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Po, së bashku me kabinetin dhe deputetë ishim tek familja e të ndjerës Hamides, për ngushëllime. Dhimbje e madhe si për familjen ashtu edhe për ne. Përveç shprehjes së ngushëllimeve, u zotova që puna në adresimin e papërgjegjësisë do të vazhdojë dhe nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur derisa secili që nuk ka kryer punën në bazë të kompetencave të ndëshkohet për këtë”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se janë në pritje të raporteve nga QPS-ja për 4 zyrtarët e suspenduar.

“Siç e keni parë dje janë suspenduar 4 zyrtarë, ata do të procedohen edhe penalisht. Jemi në pritje të raporteve nga QPS dhe inspektorati shëndetësor”, tha Haxhiu.

Inspektorati Policor i Kosovës, dje bëri të ditur se nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues).

Hamide Magashi u vra të mërkurën mbrëma në oborrin e QKUK-së, derisa kishte dalë nga Klinika e Gjinekologjisë për të blerë diçka. Vrasja e saj tronditi mbarë opinionin në Kosovë dhe jashtë saj.

Menjëherë pas rastit tragjik, policia ishte vënë në kërkim të ish-bashkëshortit, por ky i fundit të premten, në ditën kur po varrosej 35-vjeçarja, bëri vetëvrasje.

31-vjeçari aktin e vetëvrasjes e kreu në katin e dytë të shtëpisë së tij, e cila ishte e rrethuar nga zyrtarë policorë që po përpiqeshin ta bindnin të dorëzohej. Por, ai i vendosur që të mos binte në duart e autoriteteve, shkrepi plumbin në kokën e tij.


Etiketa: Albulena Haxhiu

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

FSK e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

59 minuta më parë
Aktuale

Nacionalisti famëkeq rus Igor Mangushev u qëllua për vdekje në Ukrainë

1 orë më parë
Aktuale

Nxirret nga rrënojat me cigare në gojë, s’e heq as pas insistimit të shpëtimtarëve

2 orë më parë
Aktuale

Alfred Cako: Tërmeti 7.8 ballë në Turqi mund të jetë artificial i shkaktuar me sistemin HAARP

3 orë më parë
Aktuale

Ikja e mjekëve jashtë vendin – Vitia ua përmend koeficientin: Kanë përfituar më shumë se çdo kategori

3 orë më parë
Aktuale

Zbriten çmimet e vezëve, qumështit dhe sheqerit – vazhdojnë të mbesin të shtrenjta disa produkte bazike

4 orë më parë
Postimi tjetër

Për çfarë nuk po ka kohë Mozzik?

Elhaida Dani zbulon çfarë do të bëjë me 50 mijë eurot nëse fiton Dancing With The Stars

Pacolli në mbështetje të Xhakës, premton se do të paguaj gjobën nëse dënohet nga FIFA

TË FUNDIT

Cila është ulësja më e sigurt në një aeroplan?

19 minuta më parë

Kur blini një biletë avioni, a mendoni se cila ulëse do t’ju mbronte më së miri në një emergjencë. Me...

Mollë të pjekura më kanellë dhe fruta të thata

48 minuta më parë

PËRBËRËSIT: 4 mollë të mëdha të verdha, 100 g sheqer kaf, 65 g arra të copëtuara, 40 g rrush i...

FSK e shpëton një fëmijë 2 vjeç në Turqi

59 minuta më parë

Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë...

Kejsi i jep dhuratën e papritur Stresit në BBVK

1 orë më parë

Stresi sot është befasuar me një fotografi nga paragllajdisti. Ai nga qielli i solli një fotografi në të cilën ishte...

Nacionalisti famëkeq rus Igor Mangushev u qëllua për vdekje në Ukrainë

1 orë më parë

Kapiteni famëkeq i ushtrisë ruse dhe mercenari Igor Mangushev ka vdekur në spital, disa ditë pasi u qëllua në kokë...

Katër materiale të cilat nuk do të duhej t’i lani me zbutës

1 orë më parë

Përdorni gjithmonë sasinë e rekomanduar të zbutësit të rrobave Të gjithë i duan rrobat të pastra, me aromë dhe të...

MË TË LEXUARAT

Tiramisù në gotë

Çfarë fshihet pas syzeve të Liberta Spahiut, e tregon ajo!

Niseni mëngjesin me smoothie me spinaq

Afrona Dika me pozë joshëse nga ashensori thekson linjat trupore

Gënjeshtrat që njerëzit thonë në jetën e tyre seksuale

Një nga banoret e BBVK, e gjeni cila është?

Neymar rikthehet me ish-të fejuarën, publikojnë momentin intim

Gold Ag shfaqet falënderues nga vendi i shenjët

Rreth 700 infermierë kërkuan vërtetime për t’u larguar nga Kosova, 7 herë më shumë se më 2021

Gjërat që duhet t’i kujtoni gjithmonë në momentet e tërmetit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist