Dashi
Kjo e mërkurë do të jetë shumë herë më e mirë në raport me ditët që keni lënë pas. Nëse do të jeni të rënë moralisht, kjo do të vijë për shkak të problemeve të krijuara gjatë ditëve të kaluara. Në dashuri do të keni mundësi që të rigjeni harmoninë.

Demi
Mund të përballeni me probleme në çdo drejtim për shkak se planetet nuk do ju mbështesin. Kjo gjë do të reflektohet kryesisht në dashuri. Mundohuni që të kuptoni mirë se çfarë po ndodh, pasi në ditët në vijim mund të ketë debate të shumta, sidomos për çiftet që janë në rrezik. Bëni mirë që të sqaroheni sa më parë.

Binjakët
Ju pret një ditë e komplikuar, gjatë së cilës mund të ketë diskutime si në sferën profesionale, edhe në atë familjare dhe sentimentale. Bëni kujdes dhe mundohuni që të jeni më të kuptueshëm.

Gaforrja
Do të ndjeni nevojën për konfirmime në sferën sentimentale dhe kjo gjë do ju shtyjë që të tregoni hapur ndjenjat tuaja. Doni të jeni të sigurtë se dashuria dominon dhe doni që t’ua tregoni të gjithëve. Por kjo sjellje mund të mos mirëkuptohet nga partneri/ja. Megjithatë qetësohuni, pasi gjërat do të vijnë duke u përmirësuar në ditët në vijim.

Luani
Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur dhe gjatë saj mund të ketë një sërë problemesh që kërkojnë zgjidhje. Dita mund të jetë e shoqëruar me tensione, lidhur me persona që ju rrinë pranë. Mundohuni që ti shtyni për më vonë debatet, sidomos në dashuri.

Virgjëresha
Gjatë kësaj të mërkure do të ndjeni nevojën për të rigjetur forcat dhe energjinë, në mënyrë që të përballeni sa më mirë me mundësitë që do ju ofrohen. Parashikohen projekte të mëdha dhe zhvillime pozitive, edhe në sferën sentimentale.

Peshorja
Kjo është një ditë gjatë së cilës mund të lindin diskutime të shumta. Do të keni nevojë për më shumë mirëkuptim dhe të ndiheni pranë me personat që doni. Në raportin në çift do të ketë ulje-ngritje, ndaj bëni kujdes lidhur me debatet.

Akrepi
Kjo e mërkurë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur për të lindurit e kësaj shenje, ku gjatë saj asgjë nuk do të shkojë siç ju dëshironi. Në dashuri do të mungojë pasioni ku raporti do të jetë i zvarritur. Mundohuni që ti merrni gjërat si të vijnë, në mënyrë që të mos i përkeqësoni situatat.

Shigjetari
Janë mjaft të favorshme raportet ndërpersonale! Mundohuni që të kuptoni atë që doni sidomos në sferën sentimentale. Jo gjithmonë është e mundur të bëni atë që dëshironi, sidomos nëse bëhet fjalë për gjëra të ndaluara, që shkojnë kundër rregullave. Kjo gjë vlen edhe për dëshirën për të dashuruar disa njerëz njëkohësisht.

Bricjapi
Gjatë kësaj të mërkure janë mjaft të favorshme raportet ndërpersonale dhe ato me të tjerët. Ndërkohë në dashuri mund të ketë disa çështje pezull që kërkojnë sqarim, shkruan noa.al. Në sferën profesionale duhet të reflektoni lidhur e atë që duhet të bëni.

Ujori
Në dashuri mund të përballeni me probleme dhe kundërshti, të cilat mund të shkaktojnë tensione dhe të vënë në rrezik raportin në çift. Mundohuni që të shmangni në maksimum diskutimet dhe polemikat si dhe të ruani qetësinë. Me gjasë konfliktet më të mëdha i keni me veten.

Peshqit
Gjatë kësaj dite ndjenjat do të jenë në qendër të vëmendjes. Dashuria për ju ka një rëndësi të madhe, gjë të cilën e vendosni mbi çdo gjë tjetër që ekziston. Keni nevojë për të rigjetur qetësinë, e cila ka humbur prej shumë muajsh

MUND TË JU PËLQEJNË