Vala

Dashi: Ju pret një javë e shkëlqyer. Venusi i kthyer nga shenja juaj do t’ju dhurojë emocione të mëdha. Nëse jeni ende beqarë, mund të keni një njohje të re që do t’ju ndryshojë jetën. Edhe në aspektin profesional ju presin lajme të mira, sidomos të hënën dhe të martën që edhe Hënën do ta keni aleate. Fundjava do të jetë fantastike dhe do të mbizotërojë pasioni.

Demi: Kjo do të jetë një javë me fat për të lindurit e kësaj shenje. Aty nga e mërkura dhe e enjtja, Hëna në pozicion të favorshëm do të ndikojë për mirë në zgjidhjen e një problemi që po ju mundon prej kohësh. Për sa i përket marrëdhënies në çift mund të përjetoni momente tensioni ose mund të hasni vështirësi në komunikim, por nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Falë aftësisë që keni për ta dëgjuar tjetrin, do të arrini të zgjidhni çdo problem.

Binjakët: Ju pret një javë e mbarë. Do të ndiheni disi nervozë të hënën dhe të martën, për shkak të pozicionimit të Hënës, por duke filluar nga dita e mërkurë gjithçka do të marrë për mirë. Marsi ju favorizon dhe ju dhuron të gjithë energjinë e nevojshme për të arritur objektivat tuaja, që do t’ju duken gjithmonë e më të afërt. Fundjava do të jetë pasionante.

Gaforrja: Është e këshillueshme që gjatë këtyre ditëve t’i merrni gjërat me qetësi. Si Venusi edhe Mërkuri janë vendosur në pozicion të pafavorshëm dhe do të ishte më mirë të mos këmbëngulni të zgjidhni probleme që nuk varen nga ju. Së shpejti do t’ju kthehet buzëqeshja, duhet vetëm të bëni durim. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të vështira, sepse edhe Hëna nuk do t’ju favorizojë. Në fundjavë, për fat, do t’ju rikthehen energjitë.

Luani: Ju pret një javë e shkëlqyer si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Venusi i kthyer nga shenja juaj do të ndikojë që marrëdhënia juaj të bëhet më e fortë, ndërsa nëse jeni beqarë do të keni takime fatlume. Mërkuri gjithashtu do t’ju favorizojë gjatë ditëve të para të javës. Bëni kujdes vetëm në fundjavë kur Hëna mund të ndikojë që të bëhet pengesë në rrugën tuaj.

Virgjëresha: Është karakteristikë për të lindurit e kësaj shenje që duan ta kenë gjithçka në kontroll. Për fat, gjatë këtyre ditëve, yjet nuk do t’ju bëhen pengesë. Megjithatë, Marsi dhe Hëna në pozicion të pafavorshëm do të ndikojnë që të ndiheni të lodhur dhe në humor të keq në fillim të javës. Situata do të përmirësohet të mërkurën dhe të enjten, kur mund të merrni një lajm të mirë.

Peshorja: Për fat të keq edhe për këtë javë do t’ju duhet të duroni ndikimin e keq të Venusit dhe të Mërkurit… Nuk do ta keni të lehtë të gjeni dikë që t’ju dëgjojë ose që të jetë në një mendje me ju. Edhe me partnerin do të hasni vështirësi në komunikim, sidomos gjatë ditëve të mërkurë dhe të enjte, kur edhe do të ndiheni nervozë. Zbuloni menjëherë çfarë jua ngre humorin dhe bëjeni pa hezituar!

Akrepi: Planetët në këtë periudhë nuk do t’ju krijojnë shumë stres apo tensione, por duhet të tregoheni të vendosur dhe t’u mëshoni zgjedhjeve tuaja. Punoni me veten tuaj që të bëheni më të fortë, në mënyrë që të fitoni mbi vështirësitë që do të hasni. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të mbara, pasi prania e Hënës në shenjë do t’ju rezervojë një surprizë të bukur.

Shigjetari: Java do të fillojë bukur, falë favorizimit të Hënës gjatë ditëve të para të saj. Gjatë kësaj periudhe askush s’do të mund t’ju ndalë. Mërkuri do t’ju garantojë fitore në aspektin profesional, kurse Venusi do t’ju dhurojë dashurinë dhe pasionin që kërkonit. Marsi në pozicion të pafavorshëm mund t’ju bëjë të ndiheni pak më të lodhur se zakonisht, por nuk do të jetë problem për ju.

Bricjapi: Në aspektin sentimental gjërat nuk po shkojnë ashtu siç e prisnit. Zënkat me partnerin janë bërë kryefjala e ditës dhe si të mos mjaftonte kjo, do të hasni pengesa edhe në aspektin profesional. Mos u dëshpëroni, sepse të mërkurën dhe të enjten Hënën do ta keni në anën tuaj dhe do të jeni në gjendje të përballoni çdolloj vështirësie. Fati do t’ju ndihmojë.

Ujori: Kjo do të jetë një javë e paharrueshme për ju, pasi Venusi, Marsi dhe Mërkuri do të jenë të rreshtuar në anën tuaj. Dashuria do t’ju buzëqeshë dhe çdo ditë do të keni surpriza, tamam ashtu siç ju pëlqen ju që i merrni gjërat shumë seriozisht dhe nuk i lini asgjë rastësisë. Edhe puna do t’ju ecë mbarë dhe do të merrni lajme të mira. E premtja, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë me fat.

Peshqit: Edhe pse Venusi nuk është më i kthyer nga shenja juaj, ai vazhdon të ndikojë për mirë. Mos kërkoni probleme aty ku nuk ekzistojnë, mos jini dyshues për çdo gjë. Përpiquni të bindeni se kësaj here mund të keni në krah personin e duhur për ju. Marsi në pozicion të pafavorshëm ju bën të ndiheni të lodhur fizikisht dhe emocionalisht. Bëni kujdes sidomos të hënën dhe të martën.

MUND TË JU PËLQEJNË