Vala

DASHI-21. mars – 20. prill
Gjatë këtij muaji nuk do jeni ne humor shume te mire dhe here pas here tensioni nuk do ju lejoje te veproni si duhet. Do e humbi durimin dhe mund te hidhni hapa te gabuara. Ne dashuri duhet te jeni dëgjues me te mire dhe asnjëherë nuk duhet te veproni sipas mendjes tuaj/. Po nuk bashkëpunuat dhe po nuk toleruat asgjë nuk do ju ece si keni dashur.

Beqaret nuk do e kenë shume te lehte te afrohen me personin qe kane pëlqyer dhe miqtë ne fakt nuk do ju gjenden shume pranë. As gjendja shëndetësore nuk ka për te qene fort e mire. Përveçse do ndiheni shpesh te lidhur mund te jeni edhe nervoze. Mund te keni probleme me gjumin. Gjendja e financave do jete e qëndrueshme, por duhet te luftoni pak me veten për te mos e përkeqësuar. Ne pune nuk do jeni te duruar dhe kjo do jete pika juaj e dobët. Mungesa e përqendrimit ne disa raste do ju sjelle edhe pengesa. Nëse doni qe karriera juaj te ece para nuk duhet te qëndroni e te prisni, por duhet te veproni.

DEMI-21. prill – 21. maj
Do jeni kreative gjate gjithë këtij muaji dhe do e ndryshoni rutinën e jetës suaj. Ata qe janë ne një lidhje do i përkushtohen me tepër partnerit te tyre dhe do ia shprehin pa fund ndjenjat. Ne fund te muajit do jeni me te zënë me pune dhe nuk do keni shume kohe për partnerin, megjithatë ai do ju kuptoje. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës derisa ta gjejnë personin e përshtatshëm.

Java e dyte do jete me e begata. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Nuk do prekeni nga viruset e stinës, por stresi do ju beje te ndiheni gjithë kohës nen tension. Ne plani financuar do keni ide te mira dhe do dilni shpejt nga situata delikate. Ne pune do jeni te vëmendshëm dhe te guximshëm. Gjithçka qe do dëshironi do mund t’iu plotësohet dhe do ndiheni mjaft krenare për veten.

BINJAKET-22. maj – 21. qershor
Gjatë këtij muaji do keni shumë ego dhe do kërkoni me ngulm te arrini çdo qellim qe i keni vene vetes. Çiftet do kenë energjinë e duhur për ta bere çdo moment me partnerin emocionues dhe te lumtur. Ëmbëlsia ne komunikim dhe qetësia do jete ne favor te tyre. Beqaret do jene energjike dhe ne humor te mire gjate gjithë kohës. Ata do dine ku dhe si ta kërkojnë personin qe kane ëndërruar deri me sot. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë nuk do mungojnë shqetësime te vogla te stinës.

Disa dite nga mesi i muajit do ndiheni me te lodhur. Për buxhetin nuk do kujdeseni shume sepse gjendja do jete goxha e kënaqshme. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë udhëtim apo dhurate. Ne pune Marsi do ju japë ide te reja sesi te veproni dhe si te përfitoni sa me shume nga mundësitë qe do iu dalin. Mund te filloni edhe ndonjë aventure te re.

GAFORRJA-22. qershor – 22. korrik
Këtë muaj do jeni pozitive dhe do e merrni gjithçka me optimizëm. Nëse do ju dalin sfida do mundoheni t’i zgjidhni dhe nuk do e lëshoni veten aspak. Ata qe janë ne një lidhje nuk do jene me posesive përkundrazi do e trajtojnë me delikatese partnerin dhe do dashurohen pa mbarim. Beqaret do mahniten nga një person qe do takojnë papritur dhe do bien koke e këmbë ne dashuri me te.

Mos prisni shume kohe për t’ia shprehur ndjenjat. Shëndeti do jete shume me i mire se disa kohe me pare. Nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi. Financat do jene te paqëndrueshme ne javën e pare. Duhet te ulni njëherë shpenzimet e me pas te merrni me riorganizimin e tyre. Ne pune do realizoni një projekt te cilin e keni pasur për zemër qe prej shume kohës. Do ecni ne baze te planeve dhe nuk do keni te papritura te pakëndshme.

LUANI-23. korrik – 22. gusht
Gjate këtij muaji do keni luhatje te forta humori dhe here pas here do ndiheni te pakënaqur nga jeta. Sido qe te jete mos merrni vendime te nxituara. Çiftet do futen ne mendime te thella, por nuk do gjejnë dot zgjidhje për problemet qe ju kane dale. Me mire do jete t’iu vesojnë familjareve te tyre. Beqaret nga ana tjetër do kenë me shume fat te zbulojnë dashurinë, megjithatë e ardhmja do varet nga mënyra sesi ata do veprojnë.

Jave e trete do jete ajo me interesantja. Shëndeti do jete i mire. Energjia do ju shoqërojë gjithë kohës dhe nuk do ndieni ndonjë shqetësim. Me shpenzimet do jeni paksa impulsive dhe ne ndonjë moment do keni tronditje te vogla. Ne pune do e zgjeroni fushën e veprimit dhe nuk do keni frike te bëni gjera te reja. Nuk do jeni te shpërqendruar, por ne disa momente koleget do ju vene ne dyshim për hapat. Mos ua vini veshin.

VIRGJERESHA-23. gusht – 23. shtator
Këtë muaj do jeni me te motivuar, me shprehës dhe me autonome. Mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi pasi te dëgjoni me kujdes këshillat e te afërmve. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një periudhe mjaft harmonike e te këndshme. Për çdo problem do flisni hapur me partnerin dhe nuk do lejoni qe gjendja te përkeqësohet me tepër. Beqaret ka shume mundësi te bien ne dashuri me dike qe me pare e kane tallur dhe e kane ulur.

Shëndeti fizik nuk do jete i keq, ndërkohë qe ai moral do lere goxha për te dëshiruar. Ne planin financiar java e dyte do jete shume e ndërlikuar dhe delikate. Kërkoni ndihme pa qene vone. 10 ditët e fundit gjerat do ecin si duhet. Ne pune here pas here do ndiheni si te përhumbur dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Tregohuni shume te kujdesshëm.

PESHORJA-24. shtator – 23. tetor
Ky muaj nuk do jete shume i qete sot për ju. Tregohuni te vëmendshëm ne çdo moment. Ata qe janë ne një lidhje, dy javët e para do jene disi me te qëndrueshme, por me pas do fillojnë grindjet dhe mosmarrëveshjet e njëpasnjëshme.

Tregohuni te matur me çdo gjë dhe mos merrni vendime te pamenduara. Beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për te realizuar takime mbresëlënëse. Ata do jene realiste dhe nuk do kërkojnë gjera te pamundura. Shëndeti do jete here pas here delikat. Flisni me mjeket për çdo lloj shqetësimi pa qene shume vone. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë do mundoheni qe t’i përmirësoni me çdo kusht ato. Ne pune do keni besim ne vetvete dhe do arrini shume me shpejt atje ku keni dashur. Ne fakt do jene disa kolege qe do ju mbështesin gjithnjë e me tepër.

AKREPI-24. tetor – 22. nëntor
Ky muaj nuk do jete tërësisht i qete. Mund te ndodheni here pas here edhe neper udhëkryqe dhe nuk do dini çfarë rruge te zgjidhni. Ata qe janë ne një lidhje do jene me te hapur me partnerin dhe do kalojnë me shume kohe me te. Kështu ata do flasin edhe për tema delikate qe i kane munduar ne te shkuarën. Beqaret do jene më me fat tre javët e para kështu qe duhet te përfitojnë nga çdo ftese qe do ju behet.

Gjendja shëndetësore nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Me shume probleme do keni me gjendjen psikologjike. Flisni me psikologe dhe praktikoni me shume yoga. Financat do mbeten te stabilizuara nëse vazhdoni te kujdeseni me shpenzimet. Ne pune do përfundoni një projekt te hershem dhe do ndiheni te çliruar. Ne datën 15 do merrni edhe një lajm me shume rëndësi.

SHIGJETARI-23. nëntor – 21. dhjetor
Jeta profesionale do jete mbi te gjitha gjate këtij muaji kështu qe duhet t’ua shpjegoni familjareve dhe atij qe keni ne krah. Jeta me te nuk do ketë momente te veçanta, megjithatë as probleme nuk priten. Beqaret duhet te mos ju besojnë shume fjalëve te bukura te disa personave sepse ka rrezik te pësojnë zhgënjime te mëdha. Merrini gjerat sa me shtruar sepse keni kohe. Gjendja shëndetësore do jete delikate.

Kujdes nga viruset qe po qarkullojnë sepse pasojat tek ju mund te jene te renda. Kujdes edhe me higjienën. Financat do kenë here pas here disa tronditje te vogla. Mundohuni te mos e teproni me shpenzimet ne asnjë moment. Java e fundit do jete me delikatja. Ne pune do bëni çfarë te keni mundësi për te arritur objektivat. Vërtet do lodheni, por rezultatet do jene te shkëlqyera.

BRICJAP-I22. dhjetor – 20. janar
Këtë muaj do ketë edhe trazira ne jetën tuaj, mirëpo me pak kujdes dhe ndihme nga te afërmit do ja dilni mbanë. Ata qe janë ne një lidhje do kenë vështirësi javët e para dhe nuk do merren vesh me partneret. Këshilla e yjeve është te analizoni me kujdes çfarë doni te bëni si dhe te respektoni mendimin e tjetrit. Beqaret do jene te gatshëm edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë vetëm.

Gjendja shëndetësore do jete delikate. Mbrohuni nga i vendet ku ben korrent dhe kujdes me ushqimet qe do konsumoni. Perimet, frutat dhe lëngjet e ngrohta duhen privilegjuar. Financat nuk do jene shume te mire sidomos dy javët e para. Duhen marre masa sa me pare. Ne pune nga ana tjetër do ju dalin pengesa e vështirësi pa fund, por nëse nuk dorëzoheni mund t’i kaloni te gjitha sfidat. Qetësia është pika juaj e forte.

UJORI-21. janar – 19. shkurt
Tre javët e para te muajit do jene intensive dhe paksa te vështira për ju. Mundohuni te mos nxitoheni dhe te dëgjoni këshillat e te afërmve. Ne asnjë mënyrë mos u qani dhe mos e lëshoni veten sepse bëheni me te dobët. Ata qe janë ne një lidhje nuk do ja kalojnë mire javët e para. Partneri do jete i zënë me angazhime dhe do i lere disi pas dore.

Tregohuni me te kuptueshëm sepse ne te vërtetë ai ju do pa fund. Beqaret duhet te joshin me maturi. Periudha më me fat do jete java e dyte. Gjendja shëndetësore here pas here do ketë vështirësi e probleme. Dhjete ditët e para do ndiheni pa energji dhe si te trullosur. Financat do i mbani nen kujdes dhe do mundoheni qe ta përmirësoni nga pak gjendjen. Ne pune nuk do ju dalin shume vështirësi, prandaj do arrini me pare objektivin qe i kishit vene vetes.

PESHQIT-20. shkurt – 20. mars
Këtë muaj miqtë apo familjaret do kenë shume nevoje për mbështetjen tuaj. Edhe pse mund te jeni te ngarkuar duhet te gjeni pak kohe për ta. Jeta ne çift do pushtohet kryesisht nga rutina. Nuk pritet asgjë e veçante apo e jashtëzakonshme. Kujdes sepse po vazhduat kështu do mërziteni shpejt. Beqaret do marrin propozime qe ditët e para te muajit. Nëse vërtet ju interesojnë mos u ndalni, nëse jo prisni edhe pak kohe.

Shëndeti do jete i qete javët e para, por me pas mund te keni disa shqetësime te vogla si pasoje e pagjumësisë dhe dietave strikte. Financat here pas here mund te kenë edhe tronditje te vogla. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni. Ne pune do ju duhet te ruani qetësinë sepse keni për te realizuar projekte te mëdha. Disa kolege do ju japin mbështetjen e tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË