Vala

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

65 vjeçari, me inicialet A.B. është personi që ka ndërruar jetë orë më parë.

Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, 65 vjeçari dyshohet se ka pasur komplikim shëndetësor gjë që ka shkaktuar edhe devijimin e veturës nga rruga.

Ajo tha se trupi i viktimës është dërguar për obduksion derisa njësitet policore së bashku me prokurorinë janë duke u marrë me zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 14:30 në rrugën Prishtine -Mitrovice saktësisht në fshatin Milloshevë e kemi pranuar informatën për një vet aksident trafiku. Mirëpo bazuar në ekzaminimet fillestare si dhe në konstatimet që kemi marrë nga ekipi mjekësor në vendngjarje e gjithë kjo ngjarje dyshohet të ketë ardhë pas një komplikimi shëndetësor që ngasësi i automjetit ka pësuar. Gjë kjo që ka bërë që vozitësi në mënyrë të ngadalësuar të devijoj nga rruga. Viktima A. B. Mashkull 65 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje. Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

MUND TË JU PËLQEJNË