Nora dhe Roberti kohët e fundit kanë pushtuar faqet rozë, thuajse të gjitha muhabetet silleshin rreth tyre.

E krejt kjo filloi me statusin e Robertit, pasi që ishte i pari që kumtoi lajmin se ai dhe Nora nuk janë më bashkë, por se gjithmonë do jenë prindërit e Renesë, shkruan “Kosovarja”.

Pas gjithë asaj vale të thashethemeve, pas gjitha atyre komenteve, e kritikave Nora për asnjëherë te vetme nuk pati ndonjë reagim, përveç kur u pyet nga ‘Prive’, por prapë se prapë ajo se çfarë tha nuk mjaftoi si përgjigje e duhur për publikun.

“As edhe një gjë s’kam çfarë të shtoj. Vetëm i uroj gjithë të mirat”, kaq kishte thënë këngëtarja.

E sot çifti ‘i ndarë’ janë parë bashkë.

Në video shihet se Nora, Era dhe DJ Red, janë shoqëruar për në aeroport nga Roberti edhe pse nuk dihet ende destinacioni i fluturimit.

A thua çifti të jenë penduar e duan të rikthehen prapë bashkë, pasi që nuk është edhe e lehtë të përfundohet një martesë 14 vjeçare me një fjalë të vetme “Ne u ndamë”.

Për më shumë, mbetet të kuptohet në vazhdim./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË