Një i ri nga Tërpeza e Malishevës, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me veturë në mëngjesin e sotëm.
Albert Krasniqi ishte anëtar i Kryesisë së Rinisë së Nismës, shkruan Reporteri. Por ai sot pritej të fillonte në punë të re.
Për vdekjen e tij të hershme kanë shkruar edhe zyrtarë të Nimës.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi , i cili ka thënë se Krasniqi ishte shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.
Ministri Krasniqi ka thënë se i i riu nga Malisheva sot pritej të fillonte punë në kabinetin e tij si këshilltar.
“ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë.
Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen. Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë”, ka shkruar ai.