Jam 41-vjeçare, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Jetoj në Pejë. Por, sillem si adoleshente, sepse jam xheloze në tim burrë, por edhe ai i ndihmon xhelozisë sime, duke shkruar shpesh mesazhe në telefon dhe pa më thënë asnjëherë me kë e bën atë, shkruan “Kosovarja”.

Dhe, që ta vë në lojë, ka dy muaj që flas me tim burrë, nga një profil fals “Instagrami”. Kuptohet, kam vënë foto shumë seksi të një vajze që nuk e njoh, e të cilën e kam gjetur në internet, por që ngjason sado pak në shqiptare dhe i jam prezantuar si studente në Tiranë.

Unë e kuptoj se çdo mashkull do tundohej e do i përgjigjej, pasi i shkrova vetë e para, por përse ai nuk i thotë menjëherë se është i martuar apo është në lidhje dashurie?! Pse duhet të flirtojë?!

Tashmë kam filluar ta nxehë bukur shumë dhe herë-herë edhe nuk u përgjigjem mesazheve të tij, e kjo gjë po e vërej se po e bën nervoz, meqë ka kohë që ka shprehur dëshirën të takohemi…

Dhe, duke ditur dëshirën e tij të flaktë që të më njoh më për së afërmi, javën që shkoi i shkrova sms dhe i thashë, si duket, shpejt edhe do të takohemi. Kjo e entuziazmoi dhe menjëherë ma ktheu sms-në, edhe pse e dija se në atë kohë ai ishte në punë dhe shumë i angazhuar.

Më tha: “Me pa durim pres të takohemi!”.
Por, në fund të fundit, edhe do të takohem me të: le ta shoh se kush jam dhe të mos gaboj herëve të tjera. Këtë herë do e fal, por jo edhe herëve të tjerë po qe se e vërej se po më tradhton… Ylberina /Kosovarja/

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË