Një vdekje e dyshuar është raportuar dje në Prishtinë.
Në fshatin Preoc të Graçanicës ka ndodhur një vdekje e dyshimtë.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në ora 10:05, kur një person kishte thirrur në emergjencë dhe kishte kërkuar ndihmë shëndetësore, por kur njësiti mjekësor kishte arritur në vendin e ngjarjes, personi kishte qenë pa shenja jete
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit nuk hapet rast dhe se trupi i pa jetë iu lirohet familjarëve, përderisa këtë e ka cilësuar si vdekje e dyshuar.