Loredana para pak orësh është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmi për lindjen e djalit bëri bujë kudo në media, për shkak se ajo arriti ta mbajë të fshehtë tek tash pas lindjes, shkruan “Kosovarja”.
Të gjithë ndjekësit mbetën të habitur për faktin se ku e mbajti Loredana foshnjën, tek sa gjatë gjithë kësaj kohe barku nuk i është fryrë shumë.
Me të postuar foton me djalin në krahë, filluan urimet e shumta nga ndjekësit e reperes.
Disa prej tyre madje e vunë në mëdyshje, në është babai i djalit Mozzik apo Zuna, pasi që Loredana kohë më parë pati një lidhje të shkurtër edhe me këtë të fundit.
Por pas disa vitesh ajo dhe Mozzik u ribashkuan e sot edhe u bënë prindër për herë të dytë.
Loredana gjatë qëndrimit në spital solli foto edhe me reperin kosovar, duke iu treguar gjithë atyre kush pati dyshime se kush është babai i djalit./Kosovarja/