Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Vitomiricë të Pejës është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pabanuar.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka njoftuar se kunati i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar, gjatë pastrimit të oborrit ka djegur disa mbeturina ku zjarri është përhapur dhe ka djegur një shtëpi të pabanuar në të cilën kishte rroba dhe disa pajisje bujqësore”, thuhet në raport.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, i dyshuari pas intervistimit është liruar.

MUND TË JU PËLQEJNË