Zanati çmohet kudo, në çdo vend të botës.Nëse e zotëron mirë punën tëndë, kudo do të jesh i çmuar, në të gjitha aspektet, edhe në atë financiar.
Njejtë ka ndodhur edhe me Ibadete Kastratin nga Landovica e Prizrenit, e cila jeton që nga viti 1992 në Zvicër, gjegjësisht në Lozanene. Është e martuar, bashkëshorte dhe nënë e lumtur e katër femijëve, tri vajzave dhe një djali.
Ibadetja është rrobaqepëse profesionale dhe historia e saj e suksesit është mbreslënëse, pasi ndër vite ka punuar për brende e artist të njohur të dizajnit të modës, ndërkohë nuk është ndalur së punuari edhe në mënyrë private.
Ibadete Kastrati nuk i druhet punës, është rrobaqepëse e jashtëzakonshme, e kjo falë përvojës së gjatë dhe shkollimit profesional. Kastrati, e ka kryer zanatin dhe shkollën e rrobaqepsisë për tri vite në Lozanë të Zvicres, ku edhe ka diplomuar. Në shkurt të 1999-tës, ka marrë pjesë në konkurrsin profesional internacional në Zvicër “La fondation suisse des concours internationaux de formation professionelle”, ku edhe është shpërblyer me vendin e dytë, për çka ka shkruar edhe gazeta e njohur zvicërane “24Heures”.
Ibadetja si rrobaqepëse krijon dhe qepë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe me shumë delikatesë çdo lloj modeli fustanesh, nga ata më minimalët, e deri tek ata më ekstravagantët.
“Krijoi modele të fustaneve sipas kërkesave të klientit, bëjë transformimet e fustaneve të marteses, shkurtimet e rregullimet e të gjitha llojeve të rrobave, punime me lëkurë, etj”, thotë Kastrati.
Me Ibadeten flasim për eskperiencat e saj profesionale me firma e dizenjator të ndryshëm. Na tregon se ka punuar në firma e butiqe të njohura: “Kam punuar në “La Griffe Ausoni” në Lozanë, ne “Olivier&François”, “Ausoni Lausanne” dhe “Leo&Lea Ausoni”, ku punoj edhe më tej. Kam bërë shkurtime, transformime, modifikime të ndryshme për marka si Alden, Armani, Casadei, Mackage, Alberta Forretti, Missioni, Heroes, Burberry, Fedeli, Chloé, Parajumbers, Emporio Armani, Dolce&Gabbana, Versace jeans couture. Kam bërë rregullime e modifikime në veshjet e këtyre brendeve, gjithmonë sipas kërkesave të klientëve.
Poashtu kam punuar me stilisten Syllvie Gimmi dhe Catherine Muriset, si rrobaqepëse (Bustier & Co). Gjithashtu, kam punuar edhe për firmën
“Passion Tissus” si shitëse dhe rrobaqepse”.
Ibadetja ka shumë punë edhe privatisht dhe klientët mund ta gjejnë përmes Instagramit, ku mund të gjejnë të gjitha të dhënat, duke nisur nga kontakti i telefonit, adresa, etj.
Ajo e bënë punënë e saj për notën 10-të, jetëson në mënyrë perfekte çdo model dhe nuk është shumë të thuhet se është artiste e denjë e fushës që e zotëron.