Spektakli i sotëm (e marte) i “Big Brother VIP” ka nisur me akuza dhe debate të forta.
“Vëllau i madh”, mbrëmë (e hënë) u ka dërguar banorëve një zarf të zi duke u tërhequr vërejtjen për papastërtinë në shtëpi, shkruan “Kosovarja”.
Me kumtimin e zarfit në shtëpi kanë plasur debatet, dhe ai mes Einxhel dhe Donaldit ka agravuar edhe deri në ofendime ku u përfshi edhe Iliri.
Kështu, edhe spektakli i sontëm ku tema e parë ishte zarfi për papastërtin Iliri e filloi me një akuzë të fortë ndaj Donaldit.
“Ti nuk e lanë as nevojën tënde”, iu drejtua Iliri Donaldit, derisa ishin në transmetin të Prim-it dhe në këtë rast ka reaguar edhe moderatorja, Arbana Osmani, e cila iu foli dy konkurentëve me lutje q♪7 të ndalojnë atë lloj komunikimi mes vete.