Vala

Infeksionet vaginale, paraqiten tek shumica e femrave.

Ato manifestohen me disa simptoma të bezdisshme, mirëpë nuk është se përbëjnë ndonjë rrezik të madh për shëndetin e femrës.

Gjithsesi një kontroll me gjinekologun apo mjekun tuaj është e nevojshme, për arsye se nëse këto infeksione përhapen dhe bëhen më serioze atëherë kjo mund të iu sjellë problem më të mësha shëndetësore.

Ka shumë shkaqe të infeksioneve të tilla, një ndër më të përhapurat është bakteri Candida, që është prezente tek shumica e femrave, edhe nëse ato janë të shëndetshme. Këto infeksion të vaginës ndodhin si shkak i disbalancës së pH-së në trupin tuaj.

Edhe pse shumica e vajzave trajtohen me antibiotik, ekzistojnë edhe disa mënyra të tjera natyrale, të cilat nuk kanë efekte anësore dhe bëjnë efektin e duhur. Disa prej tyre janë:

Çajrat bimoë- Çaji i rozmarinës është efikas për trajtimin e infeksioneve vaginale. Ai redukton kruarjen dhe djegien e shkaktuar nga infeksioni. Ju mund ta përdorni këtë çaj si një produkt të kujdesit intim. Ose mund edhe të pini rreth 4 gota çaji rozmarine çdo ditë.

Vajrat- Vajrat esencialë janë një tjetër kurë natyrale. Hidhni disa pika vaj peme çaji dhe vendoseni atë në vaginë. Lëreni të veprojë për disa orë. Përsëriteni këtë dy herë në ditë.

Vaji i kokosit dhe i rigonit janë gjithashtu shumë efektivë edhe nëse i merrni në formën e kapsulave. Mund të merrni deri 2 në ditë dhe infeksioni do të zhduket brenda dy javësh.

Hudhra– Mund ta përdorni hudhrën në forma të ndryshme. Mund ta hani atë çdo ditë ose mund të formoni me të një pastë për trajtimin e infeksionit. Për rezultate akoma më të mira, përdorni së bashku vaj hudhre, kapsula vitamine E dhe vaj kokosi.

Uthull molle– Uthulla e mollës i zvogëlon infeksionet pothuajse menjëherë. Shtoni një filxhan uthull në vaskë gjatë kohës që bëni dush dhe qëndroni në të për rreth 20 minuta. Më pas fshihuni mirë me një peshqirë të pastër.

MUND TË JU PËLQEJNË