Nga Covid-19 është infektuar edhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. Ai gjendet i shtrirë në Klinikën Infektivë të QKUK-së, në repartin B të kësaj Klinike. E infektuar me koronavirus është edhe gruaja e Sejdiut.
Sipas mjekëve, jozyrtarisht, për IndeksOnline është konfirmuar se gjendja shendetesore e Sejdiut dhe gruas së tij për momentin është stabile dhe se po trajtohen me terapitë adekuate për ta luftuar këtë sëmundje.
E se Sejdiu është i prekur me Covid-19 e ka konfirmuar shkurt për IndeksOnline edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive Izet Sadiku.