Vala

Pritëm shumë e vuajtëm shumë. Kjo pritje po vazhdon edhe sot – po vuajmë, po presim…

Për çka?
Për gjithçka që quhet jetë.

Jeta, çfarë i duhet njeriut sot?
Jo jetë sa për një kafshatë buke.

Po këto pallate, që ndërtohen dhe ngrihen përditë si kërpudhat ç’janë?
Ato s’janë tonat – që e kemi emrin popull.

Po, të kujt?
Të atyre që s’di prej nga, si e kah i bërën e i bëjnë gjithë ato para e pasuri.
Unë s’po muj t’i ngopë fëmijët, e lëre më diç më shumë!

Këto pallate janë të atyre që dje ishin në pozitën time sot. S’kishin gjë përpara shpirtit. Po ja që paslufta i bëri të pasur: me pallate, biznese, xhipa të zi…

Po, ka pas thënë Mjeda: “Bilbil, ky shekull or e çast ndërrohet; bien të mëdhenjtë të vegjlit çohen!”.

Ky shekull po ndërron, por di një gjë, se i vogël isha e i varfër isha. Kështu isha para lufte, kështu vazhdoj të jem edhe pas lufte. Po, mirë e bën Zoti! Fjalë e mirë kjo…

Çka i thonë kësaj: dëshpërim apo zhgënjim?
Mos po vuajmë më tepër se sa që e kemi hak?

Një detaj i përditshmërisë sonë:
Nuk është i vetmi. Nuk është komandant, nuk është gjeneral, nuk është politikan, nuk është akademik, nuk është as pasanik e as emër publik. Është ish-ushtar i kohës, kur Kosova thirri: “Ku jeni? Ç’po bëni që të dilni nga robëria?”.

Ushtari iu përgjigj thirrjes – la Gjermaninë, banesën, punën… Erdhi në Kosovën e luftës. Hyri në zjarr. Humbi njërën këmbë.

Dhe, Kosova tashmë është e lirë, në liri… Gani Dili /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË