Modelja shqiptare Heidi Lushtaku dhe partneri i saj Merih Dural janë bërë prindër për herë të parë. Një muaj më parë, ajo ka sjellë në jetë një djalë.
Çifti e kanë jetuar në privatësi të plotë periudhën e ëmbël dhe lindjen e vogëlushit.
Vetëm së fundmi Heidi e ka bërë të ditur lajmin duke publikuar disa foto të ëmbla familjare. “Ti ishe sekreti ynë më i bukur”, ka shkruar ajo.