Italia raportoi 1,397 raste të reja me koronavirus përbrenda periudhës së fundit 24-orëshe, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane.
Vendi ka raportuar edhe 10 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura në 35,507.
Në Gadishull u kryen rreth 92,790 teste për diagnostikimin e virusit korona.
Numri i pacientëve të rikuperuar përgjatë periudhës 24-orëshe në Itali shkoi në 289.