Leonora Jakupi është këngëtarja më e njohur, më e afirmuar dhe më e adhuruar tek publiku shqiptar.

Ajo gjithmonë është dalluar nga femrat e estradës, sepse gjithmonë ia ka arritur të duket e bukur, dhe asnjëherë nuk është ekzagjeruar sa i përket pamjes së jashtme, shkruan Kosovarja.

 

Qysh nga paraqitja e saj e parë është vërejtur se ka stilin e saj, sepse ka ditur si të vijë dhe të prezantohet tek një numër i madh i audiencës.

Me një fjalë ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithëve, dhe të afrojë rreth vetes fansat besnikë që numëron tani e sa vite.

Nga ajo jemi mësuar që të shohim vetëm fotografi nga paraqitjet e saj skenike, nga shëtitjet e ndryshme që bën nëpër botë, por asnjëherë nuk kemi parë diçka nga fëmiëria e saj.

E, këtë herë ne iu sjellim një fotografi të saj të rrallë ku shihej bashkë me vëllaun.

Siç mund ta shihni, artistja edhe atëherë ishte shumë e bukur dhe e lezetshme, ashtu sikurse është edhe tani. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË