Ariana Fejzullahu, emër ky që nuk u ndal kurrë së përmenduri dhe komentuar nga të gjithë.

Epitetin e më të bukurës dhe blogeres më të ndjekur, vështirë se mund ta fitojë dikush, e sidomos ta ruajë për vite me radhë, shkruan Kosovarja.

Por po, Ariana është një nga ato të rrallat që ka arritur të qëndrojë e tillë, e dita ditës duke i bërë më të qëndrueshëm e më të bindur këto epitete.

Nga bashkëshortja e këngëtarit më të njohur Ermalit, nuk kemi tjetër çfarë të shohim përpos sharm, stil, elegancë, magjepsi e modë.

Këto janë të gjitha për çka emri i saj del me të disata herë nëpër portale e revista online.

E, po të flasim dhe për familjen e bashkëshortit ka çfarë të thuhet e të shkruhet, por për familjen e saj shtrohet pyetja se a ka informacione aq shumë?

Sigurisht që jo, pasi është shumë e mbyllët në këtë pjesë, po jo aq e mbyllët sa të na ik ndonjë fytyrë e anëtarëve të familjes së saj.

Ne kemi arritur të sigurojmë një fotografi të mbesës së saj, e cila duket shumë e re por me një bukuri përrallore, e mbi të gjitha që ngjan shumë me Arianën si dy pika uji. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË