fbpx

‘Iu zbulua, por e mbuloj’, Bebe Rexha rrugëve të LosAngelos me dekoltenë e hapur tek gjoksi

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon t’i gëzohet suksesit të albumit të saj më të ri, “Better Mistakes”.

E teksa po shijon suksesin, Rexha nuk po heziton që t’i kalojë herë pas here netët e verës jashtë me familjen ose shoqëri.

Duke u shquar për paraqitjet e saj provokuese, artistja shqiptare bëri një dalje mjaft të guximshme rrugëve të Los Angelesit.

Në disa fotografi të ndara me ndjekësit në InstaStory, Rexha është dukur shumë tërheqëse dhe mjaft ngacmuese, teksa ishte veshur me një palë rroba të zeza.

Ajo e kishte lënë tërësisht të hapur pjesën e dekoltesë, duke bërë kështu që të vihet në pah pak nga gjoksi i saj atraktiv.

Në një prej imazheve, ajo ka mbuluar gjoksin me një emoji zemre, duke bërë kështu të ditur se dekolteja e saj ishte mjaft e hapur sa për të zbuluar më shumë se që duhet në ndonjë kënd të caktuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]