Dua Lipa po numëron ditët deri në ardhjen në Kosovë.

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave tregon se çfarë ka bërë për festivalin “Sunny Hill”.

Ajo në një nga fotografitë tregoi se i kishte dizejnuar thonjtë me mbishkrimin “Sunny Hill”.

Po ashtu, ajo postoi edhe një imazh të babait të saj, i cili gjendet në Kosovë duke u marrë me përgatitjet e fundit për festival.

“Skena po përgatitet”, ka shkruar Dua.

Kujtojmë se “Sunny Hill Festival” do të mbahet në Prishtinë më 2, 3 dhe 4 gusht, ndërsa këtë vit performojnë Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris si dhe shumë emra të njohur të estradës shqiptare.

MUND TË JU PËLQEJNË