Frizerja e grimerja e njohur Njomza Martinaj, është vajza e madhe e këngëtares Shyhrete Behluli, e cila nuk mendoj ta ndiqte rrugën e muzikës, por atë të të fushës së bukurisë, shkruan “Kosovarja”.

Njomza, është nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Vajzat i janë rritur, ndërkaq djali ende nuk i ka mbushur dy vite jetë.

Marrëdhënia mes Njomzes, të ëmës Shyhretes dhe motrave është tejet e afërt. Kjo duket qartë, pasi në të shumtën e kohës ato janë bashkë, shkruan “Kosovarja”.

Në sallonin e Njomzes, shumë të frekuentuar prej vitesh, gjendet në murë një foto e përmasave të mëdha të Shyhretes.

Edhe kështu mund të ilustrohet dashuria e respekti për nënën. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË