Dashi
Dëshirën absolute për të qenë i pari. Ju kuptojmë, keni një dëshirë të brendshme për të qenë gjithmonë “numri 1”. Gjithsesi duhet të kuptoni që jo çdo gjë është konkurrencë. Përpiquni ta fokusoni energjinë tek proçesi jo tek produkti.

Demi
Dilni jashtë zonës së rehatisë! Ju i përkisni gjërave elitë. Drejtoheni nga Afërdita, planeti i dashurisë, bukurisë dhe parave. Këtë vjeshtë duhet t’i jepni fund zonës suaj të komfortit. Dilni prej saj dhe eksploroni gjëra jo dhe aq familjare për ju.

Binjakët
Anulloni *pothuajse* çdo takim në kalendarin tuaj. Kalendari juaj i mbushur me detyrime sociale, punë, hobi, por mjaft. Këtë vjeshtë merruni me veten dhe reflektoni. Kur i jepni vetes pak kohë për të reflektuar, mund të zbuloni interesa dhe pasione të reja që s’i njihnit tek vetja.

Gaforrja
Hiqni dorë nga gardhet që mbani rreth e rrotull zemrës suaj! Si Gaforre që jeni, mbrojtja për ju ka shumë rëndësi. Zonën e sigurisë e merrni më seriozisht se ç’duhet, por mjaft me barriera! Në vend që të mbylleni kaq shumë nga të tjerët, krijojini vetes hapësira dhe lidhje të reja. Kujtoni që “i huaj” nuk është sinonim i “armik”.

Luani
Hiqni dorë nga fiksimi juaj me “likes”. A mund të hiqni dorë nga dëshira për të qenë gjithë kohës në tapet të kuq? E dimë që Luanët kanë lindur për të shkëlqyer, por mos harroni që shpenzoni shumë kohë duke u fokusuar tek ajo që të tjerët mendojnë për ju.

Virgjëresha
Mjaft me analiza!

Roli yt në zodiak është të kategorizosh, të analizosh dhe të marrësh parasysh pasojat më shumë se seriozisht. Këtë pranverë duhet të hiqni dorë nga ky fiksim. Kujtoni që jeta nuk është lineare.

Peshorja
Anulloni planet për të shpëtuar botën. Ekuilibri juaj është për tu pasur zili, por është koha t’i lini të tjerët t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Atë energji, harxhojeni për realitetin tuaj.

Akrepi
Hiqni dorë nga xhelozia! Me ardhjen e pranverës, është koha për të menaxhuar gjithë ndjenjat negative që ju vinë. Tregoni çdo gjë të errët që ju pushton mendje dhe gjeni paqe.

Shigjetari
Anulloni tendencën për tu zhytur! Jeni gjithmonë në kërkim të horizonteve të reja. Dëshira juaj për të jetuar, për të eksploruar është e madhe, por kur përballeni me vështirësi, tendenca juaj për tu zhytur edhe më duhet minimizuar.

Bricjapi
Anulloni mesazhet tuaja prej shefi në grupet e chat-it. Ju jeni Boss i zodiakut, e vlerësoni punën dhe fokusoheni tek standartet e larta të jetës. Ambicia juaj është e madhe, por është koha për t’i dhënë fund.Kujtoni që udhëtimi dhe objektivat tuaja të jetës nuk janë për të gjithë njësoj.

Ujori
Hiqni dorë nga protestat tuaja sociale! Si shenjë revolucionare, jeni gjithmonë në kërkim të një proteste të re. Ky është vyrtyt për tu admiruar, por jo gjithçka kërkon sfidë. Këtë vjeshtë hiqni nga mendja idenë se rreth jush ka shumë armiq. Fokusojeni diku tjetër energjinë.

Peshqit
A mund të mos jeni kaq emocional? Si shenja e fundit e horoskopit, jeni krijesë shumë e ndjeshme.Në fakt ju mund të absorboni gjithçka- gëzimin, frikën, shpresë dhe gjithçka tjetër. Është koha për tu fokusuar tek vetja dhe lini pas çfarë ndodh me të tjerët.

MUND TË JU PËLQEJNË