Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Shumë reagime erdhën pas këtij konfirmimi nga vet Haradinaj.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami thotë se Haradinajn e tradhtuan ashtu siç ia kanë bë edhe dy herë para kësaj.

Pasojat sipas Islamit do të jenë të mëdha për Kosovës, pasi taksa do të hiqet, e dialogut do t’i prinë Hashim Thaçi.

“Ramush keq për ty dhe Kosovën! Tradhtin qysh ta kanë ba nja dy here këta Hashimit, po del që ta kanë ba edhe kësaj radhe! Hupëm territore, taksa hiqet, dialogut i prin Hashimin, republika serbe në Kosovë! Me ty Komandant, nuk pajtohem te na shtypin në këtë formë dhe të na poshtërojnë!”, shkruan Islami në Facebook.

MUND TË JU PËLQEJNË