Remzie Osmani është bërë vjehërr, e me gjasë shpejtë mund të bëhet edhe gjyshe, por vazhdon të duket e re dhe mjaftë e mbajtur.

Remzia këndon thuajse prej një jete dhe përherë është veçuar për talentin, ngjyrën e zërit dhe një farë aftësie të mahnitshme për të kënduar pa u lodhur, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja nga Mushtishti, është në listën e më të kërkuarave dhe pagurave në tregun e dasmave dhe ahengjeve.

Kudo ku ajo shfaqet për të kënduar, duket e kuruar deri në detajet e fundit, por a e dinit se Remzie Osmani kurrë nuk shkon te frizerja e grimerja. Ajo, këtë punë e bënë vetë gjithmonë, shkruan “Kosovarja”.

Remzia ka thënë se grim dhe rregullim flokësh në mënyrë profesionale bënë vetëm për videoklipe./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË