Këngëtarja e famshme nga Tetova, Besjana Kasami, e njohur me nofkën Big Mama që në moshën 7 vjeçare ka filluar të merret me muzikë.

Të veçantë përveç nofkës e bëri edhe pesha e saj atë kohë duke u njohur si një këngëtare me kilogramë të tepërt, shkruan “Kosovarja”.

Por, siç duket Bigit iu bë shumë që priti dhe me kalimin e kohës filloi të bëjë ndryshime të njëpasnjëshme.

Së pari, filloi duke mbajtur dieta e duke kthyer format e saj të ngjashme si të modeleve.

E më pas edhe duke ndryshuar në fytyrë në saje të ndërhyrjeve kirurgjike.

Por, ndryshimi më i madh i këngëtares me një shpirt eksploziv është edhe ndryshimi i zhanrit të muzikës, që as nuk do e mendonim ndonjëherë se edhe Bigi do bëhet këngëtare dasmash.

Për ata që nuk e kanë parë dhe kanë kureshtje ta shohin e dëgjojnë Bigin në këto ambiente atmosfere, u ofrojmë këto detaje që flasin se si e ndez atmosferën ajo./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË