fbpx

Ja si pritet të jetë moti sot dhe ditët në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë ngrohtë dhe me zagushi. Rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Në pjesën më të madhe të Shqipërisë sot pritet të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira. Pasdite në jug dhe lindje të vendit priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Përpos intervaleve kohore me diell rrebeshe të lokalizuara nesër priten edhe në disa vise në Maqedoninë Veriore dhe Luginës së Preshevës.

Nga e enjta masa të reja ajrore jo-stabile depërtojnë në rajon. Pas një paraditeje të ngrohtë dhe me diell, pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot jo-stabil me periudha me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat pritet të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për shtrëngata me breshër afatshkurtër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]