fbpx

Jakup Krasniqit ia heqin kollaren me simbole kombëtare para seancës, reagon avokatja

by Revista Kosovarja

Në seancën e sotme, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk është lejuar të hyjë në sallë me kollaren me simbole kombëtare.

Kështu njoftoi avokatja e tij, Venkateswari Alagendra, e cila edhe pyeti gjyqtarin se pse ka ndodhur kjo.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, këtë kollare e ka pasur veshur edhe më herët në seanca të gjyqit, a mund të dimë pse ia kanë hequr?” ka pyetur avokatja Alagendra.

Ndërsa, kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje, duke kërkuar më pas që të vazhdohet me dëshmitarin e radhës.

Avokatja gjithashtu tregoi se sigurimi e ka detyruar Krasniqi të heqë kollaren.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]