Vala

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mot me diell dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve do të vazhdojë edhe javën e ardhshme.

Besim Aliu nga ky Institut, thotë se nga e diela e ardhshme, pritet çrregullim i motit, ulje të temperaturave për 8-10 gradë Celsius dhe reshje shiu.

“Kjo situatë e pritur meteorologjike do të jetë shumë e mirëseardhur, sidomos për sektorin e bujqësisë, meqë tani bujqit presin për të filluar lavrimet e tokave dhe mbjelljen e kulturave vjeshtore”, thotë Aliu.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË