Vera 2005 ishte tragjike për pushuesit e “Sharm el sheikh” ku pati tre sulme terroriste të organizuara nga “Al Qaeda” ku humbën jetën 88 pushues.
Shumë pranë tyre rastisi të jetë edhe këngëtarja nga Kosova, Jehona Sopi, e cila në Prive rrëfeu ngjarjen e frikshme.
Vera 2005 ishte tragjike për pushuesit e “Sharm el sheikh” ku pati tre sulme terroriste të organizuara nga “Al Qaeda” ku humbën jetën 88 pushues.
Shumë pranë tyre rastisi të jetë edhe këngëtarja nga Kosova, Jehona Sopi, e cila në Prive rrëfeu ngjarjen e frikshme, shkruan afterparty.al
Artistja ka zbuluar se në momentin e eksplodimit ajo ishte vetem 100 metra larg nga vendi dhe ndodhej në një club.
“Filluan të na nxirnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu të gjithë xhamat janë thyer”, fillon rrëfimin Jehona duke treguar se pasi shpëtoi ka qajt tërë natën nga frika se do të vdiste nga ndonjë sulm tjetër.
“Ka qenë një tmerr me pa me sy, shkova në pushim pas disa viteve dhe pash gjak njerëz të lënduar shumë, pash një katastrofë me sytë e mi”, së cilës pas sulmit iu desh të qëndrojë edhe 4 ditë të tjera sepse nuk kishte aeroplan për tu kthyer.
Përkundër përvojës së keqe Jehona pas kësaj here ka shkuar edhe dy herë të tjera në Egjipt.