Jonida Maliqi u rendit e 18-ta në finalen e festivalit më të rëndësishëm europian.

Ajo e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë me këngën ‘Ktheju Tokës’, e cila fitoi zemrat e publikut në mbarë kontinentin, transmeton Ballkan Web.

Edhe pse festivali ka përfunduar, përjetimet speciale dhe pozitive që ka ndjerë gjatë rrugëtimi, këngëtarja shqiptare vazhdon t’i ndajë me të gjithë.

Një prej tyre është edhe momenti i shortit për finalen e madhe.

Krahas videos së papublikuar më parë, Jonida ka shkruar: “Një nga momentet më të lumtura pas kualifikimit në finale, gjatë konferencës për shtyp dhe hedhjes së shortit”.

Si gjithmonë, Jonida është shfaqur në formë perfekte teksa zgjedh letrën përcaktuese për renditjen në finalen e 18 majit.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare performoi e dyta në finalen e madhe të ‘Eurovision 2019’.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË