Këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi gjatë ditës së djeshme ishte në qytetin holandez, Amsterdam.

Ajo ka udhëtuar në qytetin holandez si traditë e udhëtimeve të festivalit të këngës “Eurovision” që do të mbahet së shpejti në Izrael.

“Hera e trete qe shkoj ne Amsterdam e duket se shprehja ‘e treta e verteta’ ishte surpriza me e bukur! Organizmi i eventit, perkujdesja maksimale ndaj skuadres sone dhe te rinjte me dashurine e tyre do te mbesin nje kujtim plot energji nga Amsterdami. Nuk e kisha menduar kurre qe fituesja e Eurovision 98 @danainternational do te ishte nje ogur i mbare per rrugetimin tone. Tejet dashamirese ajo dergon nje pershendetje dhe per ju, sic e ka edhe nje deshire  ‘Eurovision in concert’ and Amsterdam… love u!”, ka shkruar ajo.

Atje, Jonida u takua edhe me fituesen e “Eurovision” të vitit 1998, Dana International që mund ta shihni më poshtë. /Lajmi.net/

 

MUND TË JU PËLQEJNË