“Ditëlindja e mbretit tim…” Aktorja, moderatorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi është një nga femrat më të komentuara të showbizit.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 270 mijë ndjekës, aktorja tregohet mjaft aktive me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, përmes një fotografie Jonida ka bërë një dedikim për një person të rëndësishëm, babain e saj.

“Ditëlindja e mbretit tim. Dashuria ime e përjetshme gëzuar”, ka shkruar Jonida krahas fotos.

Aktorja para disa ditëve ka treguar se është në lidhje me aktorin, producentin e njohur kosovar, Besnik Krapin apo siç njihet “Mesuti”, te seriali “O sa mirë”.

“Unë me të jam njohur tek seriali “O sa mirë”, pasi që të dy ishim pjesë e kastit të serialit “O sa mirë”. Kemi qenë në fillim miq dhe duke u njohur, duke kaluar kohë bashkë, u dashuruam. Si dy të dashuruar që do të vijë një moment që do të konkludohet dashuria”, tha Vokshi në emisionin “Xing me Ermalin”, duke bërë të ditur se së shpejti do t’i japin fund beqarisë.

Jonida njihet për rolin e saj si “Elizabeta” në serialin “O sa mirë”./21Media/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË