fbpx

Juli finalisti i dytë,Meritoni:Më mirë të ishim në nominim “kokë më kokë”

nga Revista Kosovarja

Mbrëmjen e djeshme Juli u shpall finalisti i dytë i edicionit të tretë të formatit “BBV”. Mes Meritonit dhe Julit ky i fundit arriti të marrë më shumë vota sesa banori tjetër.

Meritoni është shprehur se në këtë pikë të lojës nuk do kishte dashur të kishte këtë përjetim, ku mes tij dhe Julit publiku zgjodhi si finalist Julin.

Ai shton se më mirë do kishte qenë që të shkonte ‘kokë më kokë’ në nominim me Julin dhe të ikte.

Meritoni: Nuk do doja të kisha këtë përjetim në këtë pikë të lojës. Shumë më ok do të kishte qenë për mua, kokë më kokë në nominim me ty, me të dhënë dorën dhe me ik prej shtëpie.

Juli: Jo.

Françeska: Me vërtetë? Pse?

Meritoni: 100 për qind.

Juli: Finalja nuk është vend vetëm për dy veta, por 4-5 veta. Se humb garën me mua, nuk do të thotë se nuk meriton finalen.

Meritoni: S’është puna vetëm për finalen. Shumë isha ndjerë më mirë, ti e fitove sfidën për të ikur në finale me mua. Për momentin ti te publiku je më i pëlqyer se unë, në një mënyrë a tjetër te votat. Ça me thënë, me rrejt. Ky është matës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]