Edhe pse përdoret kryesisht si alternativë e shëndetshme kur mungon pasta e dhëmbëve, vaji i kokosit është jashtëzakonisht i efektshëm pasi mund të shërojë edhe dëmtimet e dhëmbëve.
Infeksione të ndryshme në zgavrën e gojës çojnë në probleme të tjera shëndetësore si sëmundjet e zemrës, goditjet, problemet e frymëmarrjes dhe të tjera. Prandaj, është me rëndësi të madhe të kujdeseni mirë për shëndetin tuaj dentar dhe kështu të shmangni komplikime të tilla, transmeton lajmi.net

Një studim i kohëve të fundit i bërë në Institutin Athlone analizoi efektet e vajrave të ndryshme në shëndetin oral dhe gjeti se vaji i kokosit është padyshim më i miri, pasi vetitë e tij të fuqishme antibakteriale pengojnë rritjen e bakterieve në gojë.

Prishja e dhëmbëve shkaktohet nga ‘Streptococcus dhe S.Mutans, që ushqehen me sheqer dhe ulin vlerën e PH-së në gojë, duke shkaktuar aciditetin që dimineralizon dhëmbët.

Sipas Dr.Damien Brady, hulumtuesi kryesor në Institutin e Teknologjisë Athlone: “Inkorporimi i vajit të kokosit të modifikuar në enzimë në produktet e higjenës dentare do të ishte një alternativë tërheqëse ndaj aditivëve kimikë, veçanarisht pasi punon në përqëndrime relativisht të ulëta. Gjithashtu me rritjen e rezistencës antibiotike është e rëndësishme që ta kthejmë vëmendjen tonë në mënyra të reja të luftimit të infeksioneve mikrobike.

Prandaj, rekomandohet një pasë natyrale – alternative në mënyrë që të shmangni pastat komerciale që shpesh janë konsideruar edhe si të dëmshme:

Përbërësit:

Gjysmë filxhani vaj kokosi
15-30 pika vaj esencial (limon, mentë)
2-3 lugë sodë për pjekje

Udhëzimet:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe përdorni pastën në baza ditore. Ju duhet patjetër ta provoni pasi kjo recetë siguron efekte të mahnitshme. Mbani pak vaj kokosi në gojë për 20 minuta dhe pastaj qiteni nga goja për të eliminuar kështu bakteret e thithura nga goja. Përsëriteti edhe para ngrënies./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË