Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli këtë fundjavë ia ka kushtuar vetëm fëmijëve.

Dje fëmijëve të vet, Rritës, Lirit, Yllnorit dhe Klestorit, sot fëmijëve të vendlindjes.

Pas angazhimeve në politikë, Veseli ka vendosur që këtë të diel ta kalojë me fëmijët e vendlindjes së tij në fshatin Broboniq në Mitrovicë.

“Një pasdite e bukur me fëmijë të Broboniqit”, ka shkruar Veseli në “Facebook” duke i publikuar edhe disa fotografi ku shihet duke luajtur futboll bashkë me fëmijët e fshatit.

Kadri Veseli është 51 vjeçar, është i martuar me Violetën, me të cilën ka katër fëmijë.

MUND TË JU PËLQEJNË