fbpx

Kajtazi për ndërhyrjen e Rashiqit në drejtësi: Ai nuk dallon asgjë prej Rakiqit

nga Revista Kosovarja

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, nuk dallon asgjë prej kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Reagimi i Kajtazit vjen pasi ministri Rashiq bëri një deklaratë skandaloze duke ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, lidhur me rastin e Shtërpcës, ku dy të rinj mbetën të plagosur të premten e kaluar, shkruan Paparaci.

Megjithatë, Kajtazi iu drejtua Rashiqit duke thënë se ‘kush je ti që flasësh për një rast penal i cili është në fazën fillestare’.

“Qishtu kur kërkon “serb te ndershëm” qysh kërkonte Milosheviqi “shqiptar të ndershëm”. Po kush je ti me fol për nje rast krejtësisht penal ne fazën fillestare? Ec bre se nuk dallon kurrgjë prej Goran Rakiqit”, shkroi ai në rrjetin e tij social ‘Twitter’.

Ministri Rashiq të hënën deklaroi se nuk ka asnjë dyshim se gjuajtja me armë zjarri ndaj 21 dhe 11 vjeçarit në Shtërpcë kishte qëllim vrasjen e tyre.

Madje, ai ka thënë mediumit serb “Nova” se nuk e beson versionin që e ka thënë avokati i të dyshuarit.

“Versioni se ai ishte i sulmuar dhe i rrethuar është tregim i avokatit të tij, që s’do t’i jepja shumë peshë. Me aq sa di unë, nga një pikëpamje ligjore, nuk ka dyshim se ai gjuajti në drejtim të djemve. Çka do që ka qenë, rikoshet apo gjuajtje direkte, nuk është e rëndësishme në këtë pikë. Unë prirem nga ajo që shkruhet në aktakuzë, që është tentim-vrasje dhe e tillë mbetet”, tha ai.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]