Një muaj pas këngës “Labyrinth”, Loredana Zefi ditën e djeshme lansoi projektin e ri të titulluar “Jetzt rufst du an”.

“Unë jam në top lista, kam paguar makinën time të re me para të gatshme”, thotë Loredana në këngën e re , e cila u lansua në platforma të ndryshme, në orët e para të së premtes.

Pas “Labyrinth”, kjo është kënga e dytë që Loredana Zefi ka realizuar pas ngjarjes me Petran.

Por, a po i referohet Loredana me tekstin e këngës, rastit që i ndodhi me çiftin zviceran?

Që nga publikimi, përdoruesit e Youtube po fokusohen tek teksti i reperes. Përveç disa komenteve pozitive – të tilla si “këngë që mbetet në mendje” – shumica e komenteve janë mjaft negative, pasi shumica i referohen teksteve duke e lidhur me rastin e ndodhur së fundmi.

Shembull, fjalia “Kam paguar për makinën time të re me para të gatshme”, ka qenë caku i përdoruesve. Një përdorues thotë se viktima e mashtrimit Petra Z. ndoshta nuk është “e kënaqur” në lidhje me këtë, sepse ishin paratë e saj me të cilat Loredana bleu makinat e saj të reja./20min.ch/GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË