Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi se Kanye nuk është ende gati për të parë vajzën e tij North West, të përdorë produkte kozmetike.

Në festën e mbajtur në nder të bashkëpunimit të saj dhe modeles Winnie Harlow ajo u shpreh se kishte patur pak probleme me bashkëshortin e saj për shkak se kishte lejuar vajzën e saj 6-vjeçare të vendoste produkte bukurie.

“Mendoj se me aq e pata, ndryshoi gjithë rregullat”, thotë Kim.

Ylli i reality show-t tregoi gjithashtu se motra e saj më e vogël Kylie, do i jepte disa nga produktet e saj vogëlushes e kjo i kishte sjellë telashe me Kanye.

Kujtojmë se Kim ka sjell në jetë 4 fëmije, 2 prej të cilëve janë femra. Mesa duket telashet e Kim nuk do mbarojnë me kaq.

MUND TË JU PËLQEJNË